PËR FONDACIONET
Ligji nr. 7695, datë 7 prill 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7695
- Data e miratimit
- 7 prill 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 18 maj 1993
- Hyn në fuqi
- 2 qershor 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1993-05-18
LIGJ
Nr.7695, datë 7.4.1993
PËR FONDACIONET
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Fondacioni formohet për realizimin e qëllimeve shoqërore ose ekonomike të dobishme, që
pajtohen me interesat themelore të Republikës së Shqipërisë në fusha të tilla si: Mbrojtja e shëndetit,
zhvillimi i ekonomisë, i shkencës, arsimit, edukimit, kulturës dhe artit, asistenca dhe ndihma
shoqërore, mbrojtja e mjedisit, si dhe mbrojtja e monumenteve.
Selia e fondacionit caktohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Kur fondacioni
ushtron veprimtari në një rreth, selia e tij bëhet brenda territorit të atij rrethi.
Neni 2
Fondacionet themelohen nga persona fizikë e juridikë, vendas e të huaj. Deklarata lidhur me
shprehjen e dëshirës për të themeluar fondacionin paraqitet me shkrim dhe firmoset nga themeluesit e
fondacionit.
Në deklaratën e lidhur me dëshirën për themelimin e fondacionit të tregohet qëllimi i
fondacionit, përbërësit e pasurisë dhe vlera e tyre, si dhe burimet e financimit. Burimet e financimit
janë: shteti ose donatorët ose kuotat e anëtarësimit të fondacionit.
Neni 3
Nuk lejohet që fondacioni të kryejë veprimtari fitimprurëse.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.