PËR NDRYSHIMIN E NENIT 213 TË KODIT TË PROCEDURËS CIVILE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 7742, datë 26 korrik 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7742
- Data e miratimit
- 26 korrik 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 7 gusht 1993
- Hyn në fuqi
- 22 gusht 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1993-08-07
LIGJ
Nr.7742, datë 26.7.1993
PËR NDRYSHIMIN E NENIT 213 TË KODIT TË PROCEDURËS CIVILE TË REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Neni 213 i Kodit të Procedurës Civile ndryshohet si vijon:
"Përmbaruesi gjyqësor ka të drejtë të dënojë:
l) Me gjobë deri në dy paga mujore:
"Nëpunësit e personave juridikë e fizikë, kur nuk zbatojnë urdhrin e përmbaruesit gjyqësor për
të bërë ndalesën në pagën e debitorit dhe kur nuk njoftojnë largimin nga puna të debitorit".
2) Me gjobë nga 10 mijë lekë deri në 500 mijë lekë:
a) Personin e detyruar me vendim gjyqësor, i cili kryen të kundërtën e asaj që me vendim
është detyruar ta bëjë.
b) Personin e detyruar me vendim gjyqësor, i cili nuk kryen veprimin që është detyruar ta
kryejë vetëm ai.
Kundër vendimit të dënimit mund të bëhet ankim te kryetari i gjykatës së rrethit, vendimi i të
cilit është i formës së prerë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas shpalljes në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.622, datë 4.8.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.