Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7582, DATË 13.7.1992 "PËR NDERMARRJET SHTETËRORE”

Ligji nr. 7743, datë 26 korrik 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7743
Data e miratimit
26 korrik 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 7 gusht 1993
Hyn në fuqi
22 gusht 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1993-08-07

LIGJ

Nr.7743, datë 26.7.1993

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7582, DATË 13.7.1992 "PËR NDERMARRJET

SHTETËRORE”

Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr. 7582, datë 13.7.1992 "Për ndërmarrjet shtetërore", në kreun IV, para nenit 32

shtohet neni 31/a me këtë përmbajtje:

"Personat përgjegjës në ndërmarrjet shtetërore, për kryerjen e pagesave me lekë në dorë

mbi limitin ditor të arkës të caktuar nga Këshilli i Ministrave, dënohen për kundërvajtje administrative

me gjobë deri në 5 mijë lekë. Të drejtën e gjobës e kanë punonjësit e seksionit të financës të rrethit dhe

bashkisë për Tiranën".

Kundër vendimit të dënimit me gjobë të dhënë nga punonjësit e seksionit të financës të rrethit

dhe të bashkisë për Tiranën ankimi bëhet në përputhje me procedurën e caktuar nga ligji nr.7697 datë

7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.623, datë 4.8.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.