PËR MIRATIMIN E URDHËRIT "FLAMURI KOMBËTAR"
Ligji nr. 7744, datë 26 korrik 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7744
- Data e miratimit
- 26 korrik 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 7 gusht 1993
- Hyn në fuqi
- 7 gusht 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1993-08-07
LIGJ
Nr.7744, datë 26.7.1993
PËR MIRATIMIN E URDHËRIT "FLAMURI KOMBËTAR"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni l
Miratimin e urdhërit "Flamuri Kombëtar", i klasit I, II dhe III-të.
Neni 2
Urdhëri "Flamuri Kombëtar" u jepet shtetasve shqiptarë ose të huaj për merita të shquara në
luftën për bashkimin e lartësimin e kombit, për unitetin kombëtar, lirinë dhe përparimin e atdheut.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekr etin nr.613, datë 29.7.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.