PËR RIVLERËSIMIN DHE RISHPËRNDARJEN NË VLERË TË PASURISË SË ISH-KOOPERATIVAVE BUJQËSORE
Ligji nr. 7745, datë 26 korrik 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 5 korrik 1995.
- Numri
- 7745
- Data e miratimit
- 26 korrik 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 7 gusht 1993
- Hyn në fuqi
- 7 gusht 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1993-08-07
LIGJ
Nr.7745, datë 26.7.1993
PËR RIVLERËSIMIN DHE RISHPËRNDARJEN NË VLERË TË PASURISË SË ISH-
KOOPERATIVAVE BUJQËSORE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991"Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni l
Në bazë të dokumentacionit për vlerësimin e pasurisë së ish -kooperativave bujqësore si dhe të
provave të tjera të bërë nga komisionet e ngritura për këtë qëllim në çdo ish -kooperativë bujqësore, të
bëhet rivlerësimi i kësaj pasurie duke marrë për bazë çmimet e asaj periudhe dhe indeksimin e lekut në
momentin e rivlerësimit.
Për arkëtimet nga shitja të kryera para datës 30 nëntor 1991, nuk ka indeksim.
Neni 2
Komisionet mbledhin çdo deklarim për pasuritë e ish -kooperativave bujqësore të marrë në
mënyrë të paligjshme dhe të padokumentuar. Nëse personi që ka kryer përvetësimin e mohon atë dhe
nuk shlyen detyrimin që rrjedh nga kjo, çështja dërgohet për ndjekje penale.
Neni 3
Rivlerësimit sipas kritereve të përcaktuara në nenin l i nënshtrohen edhe detyrimet që kanë
personat fizikë ose juridikë debitorë ndaj ish-kooperativave bujqësore.
Neni 4
Të gjitha mjetet themelore të ish -kooperativave bujqësore të tipit të lartë dhe ish -
kooperativave bujqësore të zonave të intensifikimit me përparësi, pavarësisht nga burimet e financimit,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 18 maj 1994 · 7824 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7745, DATË 26.7.1993 “PËR RIVLERËSIMIN DHE SHPËRNDARJEN NË VLERË TË PASURISË SË ISH-KOOPERATIVAVE BUJQËSORE”
- 5 korrik 1995 · 7958 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7745, DATË 26.7.1993 “PËR RISHPËRNDARJEN NË VLERË TË PASURISË SË ISH-KOOPERATIVAVE BUJQËSORE” NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7824, DATË 18.5.1994
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.