PËR GRADAT NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 7750, datë 13 shtator 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7750
- Data e miratimit
- 13 shtator 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 18 nëntor 1993
- Hyn në fuqi
- 18 nëntor 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1993-11-18
LIGJ
Nr.7750, datë 13.9.1993
PËR GRADAT NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në Republikën e Shqipërisë gradat u jepen oficerëve dhe nënoficerëve të shërbimit aktiv e
rezervë, si dhe ushtarëve të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Neni 2
Gradat ushtarake në Forcat e Armatosura janë:
Për oficerët Forcat detare
a) Grada të ulëta, nëntoger (nënlejtnant)
toger (lejtnant)
b) Grada të mesme, kapiten (kapitenlejtnant II)
kapiten I (kapitenlejtnant I)
c) Grada të larta, major (kapiten i rangut III)
nënkolonel (kapiten i rangut II)
kolonel (kapiten i rangut I)
ç) Grada madhore, gjeneral brigade (kundëradmiral)
gjeneralmajor (nënadmiral)
gjenerallejtnant (admiral)
gjeneral
Për nënoficerë (policë)
- Kapter (polic)
- Kapter IV (polic IV)
- Kapter III (polic III)
- Kapter II (polic II)
- Kapter I (polic I)
Për ushtarët
- Tetar
- Rreshter
- Rreshter I
Neni 3
Gradën nëntoger e marrin oficerët që mbarojnë akademinë ose shkollat e larta ushtarake.
Ushtarakët që kryejnë studimet në akademitë ose shkollat ushtarake jashtë shtetit, në përfundim të tyre
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.