Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7573, DATË 16.6.1992 “PËR ZGJEDHJET E ORGANEVE TË PUSHTETIT LOKAL”

Ligji nr. 7798, datë 23 shkurt 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7798
Data e miratimit
23 shkurt 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 2, 18 mars 1994
Hyn në fuqi
18 mars 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1994-03-18

LIGJ

Nr.7798, datë 23.2.1994

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7573, DATË 16.6.1992 “PËR ZGJEDHJET E ORGANEVE

TË PUSHTETIT LOKAL”

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Pas nenit 30 shtohet neni 30/a me këtë përmbajtje:

“Në rastet e zgjedhjeve pjesore të parakohshme detyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’i

kryej:

Një komision zgjedhjesh ku bëjnë pjesë kryetari, zëvendskryetar i, sekretari dhe anëtarët.

Komisioni propozohet nga subjektet që marrin pjesë në zgjedhje, dhe çdo subjekt që konkuron

përfaqësohet në mënyrë të barabartë. Kur numri i Komisionit del çift, shtohet një anëtar pa parti.

Ky komision ngrihet:

a) në rreth, kur ka zgjedhje për këshilltarin dhe kryetarin e komunës a bashkisë, me vendim të

këshillit të rrethit;

b) në prefekturë, kur ka zgjedhje për këshillin e rrethit ose për anëtarë të tij, me dekret të

presidentit.

Në këto raste anëtarët e komisionit kryejnë detyrën pa shkëputj e nga puna dhe shpërblehen në

masën që caktohet nga Këshilli i Ministrave.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.793, datë 8.3.1994 të Presidentit të Re publikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.