PËR PAGAT E GJYQTARËVE, NDIHMËSGJYQTARËVE EFEKTIVË, PROKURORËVE DHE HETUESVE
Ligji nr. 7800, datë 2 mars 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 23 prill 1998.
- Numri
- 7800
- Data e miratimit
- 2 mars 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 2, 18 mars 1994
- Hyn në fuqi
- 18 mars 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1994-03-18
LIGJ
Nr.7800, datë 2.3.1994
PËR PAGAT E GJYQTARËVE, NDIHMËSGJYQTARËVE EFEKTIVË, PROKURORËVE
DHE HETUESVE
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, dhe të nenit 30 të ligjit nr.7561, datë 29.4.1992 “Për disa ndryshime e plotësime në ligjin
“Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Paga e gjyqtarëve, ndihmësgjyqtarëve efektivë, prokurorëve dhe hetuesve të jenë sipas
pasqyrave që i bashkëngjiten këtij ligji.
Neni 2
Gjyqtarët dhe prokurorët ushtarakë përfitojnë shtesën për gradat ushtarake.
Neni 3
Prokurorët dhe hetuesit civilë të rretheve trajtohen me normë v eshmbathjeje sipas pasqyrës që
i bashkëngjitet këtij ligji.
Neni 4
Kategoritë e personave të përmendur në këtë ligj përfitojnë të drejtën e kompensimeve njëlloj
si punonjësit e tjerë të institucioneve buxhetore. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të bëjë indeksimin e
pagave për personat e përmendur në këtë ligj sa herë që do të bëhen ndryshime në pagë për
punëmarrësit në institucionet buxhetore.
Neni 5
Ligji nr.7668, datë 2.2.1993 “Për pagat e gjyqtarëve, të prokur orëve dhe hetuesve” dhe ligji
nr.7669, datë 2.2.1993 “Për pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, shfuqizohen.
Neni 6
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 23 prill 1998 · 8332 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7800, DATË 2.3.1994 "PËR PAGAT E GJYQTARËVE, NDIHMËSGJYQTARËVE EFEKTIVË DHE PROKURORËVE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8082, DATË 7.3.1996
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.