PËR SHPRONËSIMET PËR INTERES PUBLIK, SI DHE PËR MARRJEN NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM TË PASURISË SË PALUAJTSHME
Ligji nr. 7848, datë 25 korrik 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7848
- Data e miratimit
- 25 korrik 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 26 gusht 1994
- Hyn në fuqi
- 10 shtator 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1994-08-26
LIGJ
Nr.7848, datë 25.7.1994
PËR SHPRONËSIMET PËR INTERES PUBLIK, SI DHE PËR MARRJEN NË PËRDORIM
TË PËRKOHSHËM TË PASURISË SË PALUAJTSHME
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj njeh të drejtën e shtetit për të shpronësuar ose për të marrë në përdorim të përkohshëm,
vetëm për interes publik, pasurinë e paluajtshme, pronë të pers onave fizikë a juridikë, si dhe njeh të
drejtat e subjekteve që preken nga shpronësimi ose nga marrja në përdorim të përkohshëm të pasurisë.
Neni 2
Në kuptim të këtij ligji shpronësimi për interes publik bëhet vetëm për këto raste:
a) ndërtimin për infrastrukturë publike si rrugë, hekurudha, ur a, aeroporte, porte dhe
hidrocentrale e ujëmbledhës;
b) ndërtime e përmirësime të rrjetit inxhinierik për zona të banuara, si rrjete elektrike, gazi,
avulli, ujësjellësi, rrjete të kanalizimit e të telekomunikacionit;
c) ndërtime për rrjete të transportit të naftës e gazit, rrjete të transmetimit e të shpërndarjes së
energjisë elektrike, për kërkim-zbulimin, zhvillimin e shfrytëzimin e mineraleve, naftës, gazit e ujit;
ç) ndërtime publike si shkolla, spitale, parqe, objekte sportiv e, si dhe komplekse banesash që
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.