KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 7850, datë 28 korrik 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 23 korrik 2026.
- Numri
- 7850
- Data e miratimit
- 28 korrik 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 11, 28 korrik 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1994-07-28
LIGJ
Nr.7850, datë 29.7.1994
PËR KODIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”,
me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
PJESA I
PJESA E PËRGJITHSHME
TITULLI I
SUBJEKTET E SË DREJTËS CIVILE
KREU I
PERSONAT FIZIKË
A. ZOTËSIA JURIDIKE
Neni 1
Çdo person fizik gëzon zotësi të plotë e të barabartë për të pasur të drejta dhe detyrime civile,
brenda kufijve të caktuar me ligj.
Neni 2
Zotësia juridike fillon me lindjen e personit gjallë dhe mbaron me vdekjen e tij. Fëmija kur lind
i gjallë gëzon zotësi juridike që nga koha e zënies.
Neni 3
Të huajt gëzojnë po ato të drejta e detyrime që u njihen shtetasve shqiptarë, përveç
përjashtimeve të caktuara me ligj.
Neni 4
Personit fizik nuk mund t’i kufizohen të drejtat civile, përveç përjashtimeve të caktuara me ligj.
Veprimi juridik që kufizon zotësinë juridike të një personi fizik, është i pavlefshëm.
B. E DREJTA E EMRIT
Neni 5
Çdo person fizik ka të drejtën dhe detyrimin të ketë emrin dhe mbiemrin e tij që i vihen sipas
ligjit. Personi, të cilit i mohohet e drejta e përdorimit të tyre ose cenohet nga përdorimi që të tjerët i
bëjnë padrejtësisht, mund të kërkojë në gjykatë përdorimin e emrit ose të mbiemrit të vet, pushimin e
cenimit, si dhe shpërblimin e dëmit përkatës.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 3 maj 2001 · 8781 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7850, DATË 29.7.1994,“KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
- 16 shkurt 2012 · 17/2012 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7850, DATË 29.7.1994 “KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 3 nëntor 2016 · 113/2016 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 7850, DATË 29.7.1994, “KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 23 korrik 2026 · 82/2026 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.