Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 7852, datë 29 korrik 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7852
Data e miratimit
29 korrik 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 26 gusht 1994
Hyn në fuqi
10 shtator 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1994-08-26

LIGJ

Nr.7852, datë 29.7.1994

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.7777, datë 22.12.1993, në lidhjen nr.1 “Niveli i taksave portuale në Republikën e

Shqipërisë”, te shënimi, pas pikës 3 shtohet pika 3/1 me këtë përmbajtje:

“Taksat portuale për tragetet e shoqërisë “Adriatika” të jenë ato të vendosura ndërmjet

Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Italisë në protokollin “ Për vendosjen e shërbimit detar të linjës

me anije trageti për transportimin e kamionëve të mallrave, të mallrave e të dërgesave postare midis

portit të Durrësit dhe portit të Triestes” nënshkruar në Tiranë më 22 tetor 1983.

Ky nivel taksash do të zbatohet deri në miratimin e marrëveshjes së re nga të dy qeveritë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe efektet e tij i shtrin që nga

data 19.3.1993.

Shpallur me dekretin nr.911, datë 16.8.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.