Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7788, DATË 9.2.1994 DHE LIGJIN NR.7852, DATË 29.7.1994

Ligji nr. 7899, datë 2 shkurt 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7899
Data e miratimit
2 shkurt 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 28 shkurt 1995
Hyn në fuqi
15 mars 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1995-02-28

LIGJ

Nr.7899, datë 2.2.1995

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 “PËR SISTEMIN E

TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7788, DATË

9.2.1994 DHE LIGJIN NR.7852, DATË 29.7.1994

Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4. 1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7777, datë 22.12.1993 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”,

ndryshuar me ligjin nr.7788, datë 9.2.1994, dhe ligjin nr.7852 , datë 29.7.1994, në nenin 7, në

kapitullin “Për taksat nacionale”, pika “a” ndryshohet” si vijon:

“a) Anijet, të cilat kryejnë veprime tregtare, sa herë që prekin portet dhe radat e Republikës së

Shqipërisë, paguajnë taksa portuale sipas lidhjes nr.1 që i bashkëngjitet këtij ligji.

Veprime tregtare të anijeve quhen ngarkimi ose shkarkimi i mall rave, zbarkimi dhe imbarkimi

i udhëtarëve për transport.

Nuk quhen veprime tregtare:

- Riparimi ose dokimi i anijes.

- Zbarkimi i personave të transportuar nga anija, që ndiqen nga autoritetet përkatëse ligjore.

- Zbarkimi ose imbarkimi i pjesëtarëve të ekuipazheve të anijeve dhe personave të sëmurë.

- Ngarkimi ose shkarkimi i mallrave të përfaqësive të trupit diplomatik të akredituar në

Republikën e Shqipërisë dhe të përfaqësive tona diplomatike jashtë vendit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.