Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7758, DATË 12.10.1993 “PËR DOKUMENTIMIN DHE MBAJTJEN E LLOGARIVE PËR TATIMET”

Ligji nr. 7900, datë 8 shkurt 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7900
Data e miratimit
8 shkurt 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 28 shkurt 1995
Hyn në fuqi
15 mars 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1995-02-28

LIGJ

Nr.7900, datë 8.2.1995

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7758, DATË 12.10.1993 “PËR DOKUMENTIMIN

DHE MBAJTJEN E LLOGARIVE PËR TATIMET”

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7758, datë 12.10.1993, në fillim të paragrafit të dytë të nenit 4, pas fjalës

“numrin” shtohen fjalët “rendor dhe numrin e certifikatës së ushtrimit të veprimtarisë”.

Neni 2

Në paragrafin e dytë të nenit 5 fjala “çmimin” të zëvendësohet me fjalën “vlerën”.

Neni 3

Në fund të paragrafit të parë të nenit 8 shtohet fjalia “Blerës i për çdo rast të tillë shënon në

faturë edhe numrin e certifikatës së tij të ushtrimit të veprimtarisë”.

Neni 4

Në nenin 10, pas fjalëve “të hapura për publikun”, shtohen fjalët “dhe për çdo klient tjetër”.

Neni 5

Neni 14 ndryshohet si vijon:

“Shkeljet e dispozitave të këtij ligji për vendosjen dhe përdo rimin e arkave regjistruese, për

lëshimin e kuponave tatimore dhe ruajtjen e tyre, dënohen si vijon:

a) Personat fizikë a juridikë që, duke qenë të detyruar, nuk ve ndosin në lokalet ose njësitë e

tyre arkat regjistruese, organi i administratës tatimore vendos pezullimin e certifikatës për ushtrimin e

veprimtarisë në lokalet ose njësitë e tyre, deri në momentin e pajisjes me arkë regjistreuse.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.