PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7643, DATË 2.12.1992 “PËR INSPEKTORATIN SANITAR SHTETËROR”
Ligji nr. 7904, datë 8 mars 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7904
- Data e miratimit
- 8 mars 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 28 mars 1995
- Hyn në fuqi
- 28 mars 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1995-03-28
LIGJ
Nr.7904, datë 8.3.1995
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7643, DATË 2.12.1992 “PËR INSPEKTORATIN
SANITAR SHTETËROR”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7643, datë 2.12.1992 “Për inspektoratin sanitar shtetëror” bëhen ndryshime si më
poshtë:
- Në nenin 3, në fund shtohen fjalët “ose të ngarkuar me këto funksione”.
- Në fund të nenit 8 shtohet paragrafi: “Autorizohet Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes
së Mjedisit të nxjerrë rregullore higjieno-sanitare, të detyrue shme për zbatim nga ministritë dhe
organet e tyre vartëse, si dhe nga personat fizikë e juridikë, vendas e të huaj”.
- Në nenin 26, pika 2, në fund të paragrafit shtohen fjalët: “Kur këto ndikojnë negativisht në
shëndetin e njeriut”.
- Në nenin 26, pika 10 ndryshohet si më poshtë:
“Ndotja e burimeve dhe objekteve të tjera të ujit të pijshëm dhe derdhja e ujërave të
institucioneve të ndryshme pa u dezinfektuar ose dezaktivizuar”.
- Në nenin 27, në paragrafin e parë, fjalët “neni 27” zëvendëso hen me fjalët “neni 26”. Në
paragrafin me përmbajtje “Shkeljet e parashikuara në pikat 10, 11, 12, 13, 15” shtohet edhe pika 9. Në
paragrafin e parafundit hiqet fjala “ambulante” dhe në këtë paragraf shtohen fjalët “pa të drejtë
ankimi”.
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.