PËR DEKLARIMIN E PASURIVE TË TË ZGJEDHURVE DHE TË DISA DREJTUESVE E PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT PUBLIK
Ligji nr. 7903, datë 8 mars 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7903
- Data e miratimit
- 8 mars 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 28 mars 1995
- Hyn në fuqi
- 28 mars 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1995-03-28
LIGJ
Nr.7903, datë 8.3.1995
PËR DEKLARIMIN E PASURIVE TË TË ZGJEDHURVE DHE TË DISA DREJTUESVE E
PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT PUBLIK
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, darë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit Popullor, Kryetar i i Këshillit të Ministrave,
anëtarët e Këshillit të Ministrav e dhe personat e barazuar me ta si dhe zëvendësit e tyre, drejtorët e
ministrive dhe punonjësit e Kuvendit Popullor, të Presidencës dhe të Këshillit të Ministrave të këtyre
niveleve, gjyqtarët, hetuesit dhe prokurorët e të gjitha nivele ve, drejtuesit e Forcave të Armatosura, të
SHIK-ut, SHIR-it, SHIU-t dhe të strukturave të mëparshme të kët yre lloj shërbimeve, prefektët,
anëtarët e këshillave të rretheve, kryetarët e bashkive, anëtarët e këshillave bashkiake dhe kryetarët e
komunave, kur këta persona kanë ose kanë pasur funksione të tilla që nga 1 janari 1991, brenda tre
muajve nga shpallja e këtij ligji, duhet të deklarojnë për vete dhe familjen e tyre:
1. Pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to, si dhe burimin e tyre.
2. Aksionet dhe letrat me vlerë në zotërim të tyre.
3.Shumat në të holla ose sende me vlerë mbi 1 milionë lekë dhe pasuri të luajtshme të
regjistruara në administratën shtetërore, si dhe burimin e tyre.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.