PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7638, DATË 19.11.1992 “PËR SHOQËRITË TREGTARE”
Ligji nr. 7953, datë 21 qershor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7953
- Data e miratimit
- 21 qershor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 17 korrik 1995
- Hyn në fuqi
- 1 gusht 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1995-07-17
LIGJ
Nr.7953, datë 21.6.1995
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7638, DATË 19.11.1992 “PËR SHOQËRITË
TREGTARE”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Paragrafi i dytë i nenit 65 të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare” ndryshohet
si vijon:
“Janë të detyruara të caktojnë ekspert kontabël të autorizuar të paktën ato shoq ëri me
përgjegjësi të kufizuar, të cilat në mbyllje të një ushtrimi financiar tejkalojnë dy nga tre treguesit e
mëposhtëm:
- Totali i bilancit 6 milionë lekë.
- Totali i të ardhurave vjetore 12 milionë lekë.
- Numri mesatar vjetor i të punësuarve 10 veta.”
Neni 2
Pas nenit 167 shtohen nenet 167-1, 167 -2, 167-3, 167-4, 167-5, 167-6, 167-7 dhe 167- 8 me
këtë përmbajtje:
- Neni 167.1 “Funksionet e ekspertëve kontabël të autorizuar ushtrohen nga persona fizikë ose
nga shoqëri të themeluara ndërmjet tyre në çfarëdo forme qoftë.”
- Në nenin 167.2 “Në shoqëritë e ekspertëve kontabël të autorizuar tri të katërtat e kapitalit
themeltar duhet të zotërohen nga ekspertë kontabël të autorizuar. Kur një shoqëri e ekspertëve
kontabël të autorizuar ka një pjesëmarrje në kapitalin e një shoqërie tjetër ekspertësh kontabël të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.