Për ndarjen e investimeve në pushtetin lokal
Ligji nr. 7954, datë 22 qershor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7954
- Data e miratimit
- 22 qershor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 17 korrik 1995
- Hyn në fuqi
- 17 korrik 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1995-07-17
LIGJ
Nr.7954, datë 22.6.1995
PËR NDARJEN E INVESTIMEVE NË PUSHTETIN LOKAL
Në mbështetje të nenit 9 të ligjit nr.7906, datë 4.4.1995 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 1995”
me porpozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohet ndarja e investimeve për organet e pushtetit lokal sipas pasqyrave të bashkëngjitura
këtij ligji.
Neni 2
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Sekretari i Shtetit për Pushtetin Lokal të bëjnë çeljen e
fondeve për çdo organ të pushtetit lokal.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin me nr.1147, datë 6.7.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.