Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7870, DATË 13.10.1994 “PËR SIGURIMET SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 8005, datë 4 tetor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8005
Data e miratimit
4 tetor 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 15 nëntor 1995
Hyn në fuqi
30 nëntor 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1995-11-15

LIGJ

Nr.8005, datë 4.10.1995

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7870, DATË 13.10.1994 “PËR SIGURIMET

SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Pas nenit 26 të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e

Shqipërisë”, shtohet neni 26/a me këtë përmbajtje:

“Farmacitë dhe mjekët e familjes ose të përgjithshëm për moszbatim të kontratës paguajnë

gjobë në masën nga 1 000 deri në 10 000 lekë.

Gjobat vendosen nga specialistët dhe drejtuesit e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit

Shëndetësor dhe të degëve të varësisë së tij në rret he. Ekzekutimi i tyre bëhet në përputhje me ligjin

“Për kundërvajtjet administrative””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1259, datë 30.10.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.