PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7906, DATË 4.4.1995 “PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 1995”
Ligji nr. 8004, datë 4 tetor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8004
- Data e miratimit
- 4 tetor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 6 nëntor 1995
- Hyn në fuqi
- 6 nëntor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 1995-11-06
LIGJ
Nr.8004, datë 4.10.1995
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7906, DATË 4.4.1995
“PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 1995”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet si vijon:
“Miratohet buxheti i shtetit i vitit 1995 i paraqitur nga Këshilli i Ministrave, i cili
përbëhet nga:
- Të ardhurat 54 400 milionë lekë
- Shpenzimet 88 668 milionë lekë”
Neni 2
Neni 4 ndryshohet si vijon:
“Burimet për mbështetjen e shpenzimeve të buxhetit janë në total 34.268 milionë lekë, të
specifikuara si vijon:
- kredi e Bankës së Shqipërisë dhe bonot e thesarit 16 600 milionë lekë
- kredia e huaj............................................. 17 668 milionë lekë
Neni 3
Përjashtimisht për vitin 1995 kredia e Bankës së Shqipërisë do të jetë më e lartë sesa
parashikohet në ligjin nr.7559, datë 22.4.1992 “Për Bankën e Shqipërisë”.
Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë përcaktojnë masën e financimit të deficitit
buxhetor nga kredia e Bankës së Shqipërisë dhe nga bonot e thesarit, duke pasur parasysh
zhvillimet monetare për të ruajtur objektivat e politikës monetare për vitin 1995.
Neni 4
Në nenin 5, zëri “Rezervë/kontigjencë” nga 4.344 milionë lekë bëhet 6.944 milionë lekë.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.