PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7710, DATË 18.5.1993 “PËR NDIHMËN DHE PËRKUJDESJEN SHOQËRORE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7886, DATË 8.12.1994
Ligji nr. 8008, datë 5 tetor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8008
- Data e miratimit
- 5 tetor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 15 nëntor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1995-11-15
LIGJ
Nr.8008, datë 5.10.1995
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7710, DATË 18.5.1993 “PËR NDIHMËN DHE
PËRKUJDESJEN SHOQËRORE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7886, DATË 8.12.1994
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryes ore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7710, datë 18.5.1993 “Për ndihmën dhe përkujdesin shoqëror”, ndryshuar me
ligjin nr.7886, datë 8.12.1994, bëhen këto ndryshime:
Në nenin 3, pika 1 ndryshohet si vijon:
“Termi “familje” nënkupton marrëdhëniet bashkëshortore, marrëdhëniet prindër -fëmijë dhe
marrëdhëniet e kujdestarisë të personave që jetojnë në të njëjtën strehë”.
Në nenin 3, pika 2 ndryshohet si vijon:
“Termi “familja e madhe” nënkupton familjen me më shumë se shtatë anëtarë”.
Në nenin 3, pika 3 ndryshohet si vijon:
“Termi “vendbanim” nënkupton vendin ku familja jeton në mënyrë të vazhdueshme sipas
regjistrimit në gjendjen civile. Çdo familje ka vetëm një vendbanim”.
Në nenin 3 pika 10 ndryshohet si vijon:
“Termi “pagesa nga mbrojtja sociale” përfshin të gjitha llojet e pagesave me para në dorë ose
ndihmë në forma të tjera nga mbrojtja sociale, pavarësisht nga shkaku për të cilën janë dhënë, si dhe
nga forma e sistemi me të cilin janë paguar”.
Në nenin 3, pika 11 ndryshohet si vijon:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.