PËR MIRATIMIN E FORMULËS SË MBAJTËSVE TË AKSIONEVE NË MOMENTIN E SHITJES SË AKSIONEVE TË SHOQËRIVE QË VEPROJNË NË SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE
Ligji nr. 8006, datë 5 tetor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8006
- Data e miratimit
- 5 tetor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 15 nëntor 1995
- Hyn në fuqi
- 15 nëntor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1995-11-15
LIGJ
Nr.8006, datë 5.10.1995
PËR MIRATIMIN E FORMULËS SË MBAJTËSVE TË AKSIONEVE NË MOMENTIN E
SHITJES SË AKSIONEVE TË SHOQËRIVE QË VEPROJNË NË SEKTORIN E ENERGJISË
ELEKTRIKE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Formula e mbajtësve të aksioneve në momentin e shitjes së aksioneve të shoqërive që
veprojnë në sektorin e energjisë elektrike është si vijon:
- Jo më pak se 30 për qind të aksioneve një investitori strategjik.
- Jo më pak se 30 për qind të aksioneve sipas një plani të privatizimit masiv.
Ministria e Burimeve Minerare dhe Energjetike vendos rast pas rasti brenda kufijve të
mësipërm.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.1260, datë 30.10.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.