Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7566, DATË 25.5.1992 “PËR ARMËT” NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7809, DATË 30.3.1994

Ligji nr. 8011, datë 11 tetor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8011
Data e miratimit
11 tetor 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 15 nëntor 1995
Hyn në fuqi
30 nëntor 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1995-11-15

LIGJ

Nr.8011, datë 11.10.1995

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7566, DATË 25.5.1992 “PËR ARMËT” NDRYSHUAR ME

LIGJIN NR.7809, DATË 30.3.1994

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7566, datë 25.5.1992 “Për armët”, ndryshuar me ligjin nr.7809, datë 30.3.1994, në

nenin 7 shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje:

“e) Punonjësit e policisë doganore, të policisë tatimore, si dhe inspektorët e Inspektoratit të

Përgjithshëm Financiar në Ministrinë e Financave. Punonjësit që do të pajisen me armë zjarri dhe lloji

i armatimit përcaktohen nga ministri i Financave, në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1263, datë 30.10.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.