Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7933, DATË 17.5.1996 “PËR PUNËT PUBLIKE”

Ligji nr. 8104, datë 28 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8104
Data e miratimit
28 mars 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 14, 9 maj 1996
Hyn në fuqi
9 maj 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 1996-05-09

LIGJ

Nr.8104, datë 28.3.1996

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7933, DATË 17.5.1996 “PËR PUNËT PUBLIKE”

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7933, datë 17.5.1995 “Për punët publike” bëhen këto ndryshime:

- Neni 1 ndryshohet si vijon: “Anëtarëve të familjeve në ndihmë ekonomike dhe individëve të

përfshirë në skemat e pagesës së papunësisë u ofrohet pjesëmarrja në punët publike”.

- Neni 2 ndryshohet si vijon: “Punët publike, në kuptimin e këtij ligji, janë punë të

përkohshme që realizohen me pjesëmarrjen e anëtarëve të familje ve përfituese të ndihmës ekonomike,

si dhe të individëve të cilët trajtohen nga skemat e pagesës së papunësisë, që organizohen nga shteti

për ndërtime elementesh të thjes hta të infrastrukturës, riparime, pastrime dhe mirëmbajtje objektesh të

ndryshme”.

- Neni 3 ndryshohet si vijon: “Anëtarëve të familjeve përfitues e të ndihmës ekonomike dhe

individëve të përfshirë në skemat e pagesës së papunësisë, të cilët refuzojnë pjesëmarrjen në punët

publike të ofruara, u ndërpritet ndihma ekonomike ose pagesa e papunësisë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.1450, datë 5 .4.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.