PËR FALJEN E TATIMIT PËR TOKËN BUJQËSORE
Ligji nr. 8110, datë 28 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8110
- Data e miratimit
- 28 mars 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 14, 9 maj 1996
- Hyn në fuqi
- 9 maj 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 1996-05-09
LIGJ
Nr.8110, datë 28.3.1996
PËR FALJEN E TATIMIT PËR TOKËN BUJQËSORE
Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4. 1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Falen detyrimet e paguara të tatimit për tokën bujqësore për vitet 1994 e 1995, si dhe
detyrimet e vitit 1996.
Neni 2
Për detyrimet që janë paguar, shlyerja e kryer është e vlefshme për vitet pasardhëse (indeksuar
me inflacionin).
Neni 3
Në ligjin nr.7805, datë 16.3.1994 “Për tatimin mbi pasurinë në Republikën e Shqipërisë”, kreu
II dhe dispozitat e tjera që bëjnë fjalë për tatimin mbi tokën bujqësore, si dhe çdo dispozitë që bie në
kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.
Neni 4
Tatimi mbi tokën bujqësore do të trajtohet me ligj të veçantë.
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të sistemojë efektin financiar në buxhetin e shtetit të vitit
1996.
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.1463, datë 9 .4.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.