Ligj

PËR NJË PËRJASHTIM NGA RREGULLAT E PARASHIKUARA NË TRASHËGIMINË LIGJORE SIPAS KODIT CIVIL TË MIRATUAR ME LIGJIN NR.6340, DATË 26.6.1981

Ligji nr. 8115, datë 28 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8115
Data e miratimit
28 mars 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 14, 9 maj 1996
Hyn në fuqi
9 maj 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 1996-05-09

LIGJ

Nr.8115, datë 29.3.1996

PËR NJË PËRJASHTIM NGA RREGULLAT E PARASHIKUARA NË TRASHËGIMINË

LIGJORE SIPAS KODIT CIVIL TË MIRATUAR ME LIGJIN NR.6340, DATË 26.6.1981

Në mbështetje të neneve 16 dhe 23 të ligjit nr.7491, datë 29.4. 1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e një grupi deputetësh

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në përjashtim nga rregullat e parashikuara në nenet 104, 105, 1 06 e 107 të Kodit Civil të

miratuar me ligjin nr.6340, datë 26.6.1981, për pasuritë që kth ehen nga zbatimi i ligjit nr.7698, datë

15.4.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” , kur bashkëshorti pasjetues nuk

konkurron me trashëgimtarë të tjerë të radhës së parë, në trash ëgim thirren edhe vëllezërit e motrat e

trashëgimlënësit ose trashëgimtarët e tjerë të tyre që thirren me përfaqësim. Në këtë rast, bashkëshorti

pasjetues merr 1/2 e trashëgimit”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet e tij qysh nga data 16.5.1993 që është ajo e

hyrjes në fuqi të ligjit nr.7698, datë 15.4.1993.

Shpallur me dekretin nr.1473, datë 18.4.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.