PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7971, DATË 26.7.1995 “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8074, DATË 22.2.1996
Ligji nr. 8112, datë 28 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8112
- Data e miratimit
- 28 mars 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 14, 9 maj 1996
- Hyn në fuqi
- 24 maj 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 1996-05-09
LIGJ
Nr.8112, datë 28.3.1996
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7971, DATË 26.7.1995 “PËR PROKURIMIN
PUBLIK”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8074, DATË 22.2.1996
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik”, ndryshuar me ligjin nr.8074, datë
22.2.1996, bëhen këto ndryshime:
- Në nenin 2, paragrafi i tretë, rreshti i parë, hiqen fjalët “fizik a”.
- Paragrafi i fundit, i nenit 2 ndryshohet si më poshtë:
"“Fondi publik” do të thotë çdo vlerë monetare e buxhetit të shtetit, e të ardhurave të
ndërmarrjeve shtetërore a shoqërive tregtare, në përbërjen e ka pitalit të të cilave shteti zotëron
mazhorancën."
- Në nenin 12, pika 5, shtohet:
“Në këtë rast enti prokurues mund t’i propozojë Agjencisë së Prokurimit Publik përjashtimin e
kandidatit nga të gjitha prokurimet publike për një periudhë kohe deri në një vit. Nëse APP e miraton
këtë përjashtim, do ta botojë në buletinin e prokurimit publik”.
- Në nenin 12, pika 6, ndryshohet si më poshtë:
“(6) Enti prokurues duhet të skualifikojë një kandidat, në qoftë se konstaton në çdo kohë, deri
në nënshkrimin e kontratës, që informacionet e paraqitura lidhur me kualifikimin ose të dhënat që kanë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.