Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7846, DATË 21.7.1994 “PËR NDËRTIMIN, ADMINISTRIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE SHFRYTËZIMIN E SISTEMEVE UJITËSE DHE KULLUESE”

Ligji nr. 8111, datë 28 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8111
Data e miratimit
28 mars 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 14, 9 maj 1996
Hyn në fuqi
24 maj 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 1996-05-09

LIGJ

Nr.8111, datë 28.3.1996

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7846, DATË 21.7.1994 “PËR NDËRTIMIN,

ADMINISTRIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE SHFRYTËZIMIN E SISTEMEVE UJITËSE

DHE KULLUESE”

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7846, datë 21.7.1994 “Për ndërtimin, administrimin , mirëmbajtjen dhe

shfrytëzimin e sistemeve ujitëse dhe kulluese”, neni 3 ndryshohet si vijon:

“Sistemet ujitëse dhe kulluese përbëhen nga:

a) Kanalet ujitëse e kulluese që shërbejnë për të ujitur ose ku lluar një sipërfaqe toke bujqësore

për të rritur prodhimin bujqësor.

b) Stacionet e pompimit të ujitjes të ndërtuara mbi kanale ujit ëse të përmendura në pikën “a”,

si dhe stacionet e furnizimit me ujë të ujëmbledhësve, së bashk u me linjat elektrike e telefonike dhe

nënstacionet që shërbejnë në mënyrë të veçantë për këto stacione.

c) Stacionet e pompimit të kullimit (hidrovoret), së bashku me linjat elektrike e telefonike, si

dhe nënstacionet përkatëse të tyre.

d) Rrugët që janë ndërtuar në kuadrin e ujitjes dhe kullimit dhe kur ato nuk shërbejnë si rrugë

nacionale.

e) Pendët gjatësore e tërthore të lumenjve e përrenjve të siste muar që shërbejnë për mbrojtjen

e tokave bujqësore e të qendrave rurale.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.