PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7926, DATË 20.4.1995 “PËR TRANSFORMIMIN E NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8067, DATË 15.2.1996
Ligji nr. 8099, datë 28 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8099
- Data e miratimit
- 28 mars 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 7 maj 1996
- Hyn në fuqi
- 22 maj 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1996-05-07
LIGJ
Nr.8099, datë 28.3.1996
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7926, DATË 20.4.1995 “PËR TRANSFORMIMIN E
NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE”, NDRYSHUAR ME
LIGJIN NR.8067, DATË 15.2.1996
Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr. 7926, datë 20.4.1995 “Për transformimin e ndërmar rjeve shtetërore në shoqëri
tregtare”, ndryshuar me ligjin nr.8067, datë 15.2.1996, në fund të nenit 6 shtohet një shprehje me këtë
përmbajtje:
“Mënyra e vlerësimit të pasurisë së shoqërive të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit të
ujërave të përdorura që transformohen, bëhet me miratim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e
Ministrisë së Ndërtimit dhe Turizmit dhe Ministrisë së Financave”.
Në nenin 8, në fund të paragrafit të dytë, shtohet një shprehje me këtë përmbajtje:
“Për ndërmarrjet e sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të përdorura, një e treta
e anëtarëve të këshillit mbikëqyrës do të emërohen nga Ministri a e Ndërtimit dhe Turizmit, një e treta
nga Ministria e Financave dhe një e treta nga pushteti lokal përkatës”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.1459, datë 9 .4.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.