PËR MIRATIMIN ME NJË SHTESË TË DEKRETIT NR.1609, DATË 19.9.1996 “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7665, DATË 21.1.1993 “PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE QË KANË PËRPARËSI TURIZMIN
Ligji nr. 8163, datë 7 nëntor 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8163
- Data e miratimit
- 7 nëntor 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 12 dhjetor 1996
- Hyn në fuqi
- 12 dhjetor 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 1996-12-12
LIGJ
Nr.8163, datë 7.11.1996
PËR MIRATIMIN ME NJË SHTESË TË DEKRETIT NR.1609, DATË 19.9.1996 “PËR NJË
NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7665, DATË 21.1.1993 “PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE QË
KANË PËRPARËSI TURIZMIN
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Miratohet me një shtesë dekreti nr.1609, datë 19.9.1996 “Për një ndryshim në ligjin nr.7665,
datë 21.1.1993 “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin” si vijon:
“Pas nenit 1 të shtohet një nen i emërtuar 1.a me këtë përmbajt je: Ky dekret nuk zbatohet për
personat fizikë a juridikë që kanë fituar titullin “person i stimuluar”, për projektet e investimeve të
miratuara para datës 7.11.1996".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.1646, datë 19.11.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.