PËR SHËRBIMIN SHËNDETËSOR STOMATOLOGJIK
Ligji nr. 8167, datë 21 nëntor 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 6 nëntor 2003.
- Numri
- 8167
- Data e miratimit
- 21 nëntor 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 7 janar 1997
- Hyn në fuqi
- 22 janar 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 1997-01-07
LIGJ
Nr.8167, datë 21.11.1996
PËR SHËRBIMIN SHËNDETËSOR STOMATOLOGJIK
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe veprimtarinë në fushën e shërbimit
shëndetësor stomatologjik, privat dhe publik.
Neni 2
Ministria e Shëndetësisë dhe e Ambientit përcakton strategjinë e zhvillimit të shërbimit
stomatologjik, mënyrën e organi zimit, normat dhe rregulloret e funksionimit të tyre dhe për sektorin
publik formën e shërbimeve si dhe strukturat e institucioneve.
Neni 3
Shërbimi shëndetësor stomatologjik profilaktik dhe mjekues mbulohet nga buxheti i shtetit.
1. Plotësisht:
a) Për moshat nën 18 vjeç.
b) Për të shtruarit dhe ata që trajtohen në institucione spital ore shtetërore në rastet e
mjekimeve urgjente.
c) Për kategori individësh të përcaktuara në dispozita ligjore.
2. Sipas përcaktimit të bërë nga Këshilli i Ministrave;
a) Për shërbimin e departamentit të stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë.
b) Për shërbimin e urgjencave stomatologjike për moshat mbi 18 vjeç.
Ky shërbim organizohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ambientit në institucione shkollore,
si dhe në institucionet shëndetësore publike.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 1 tetor 1998 · 8414 · për disa ndryshime në ligjin nr.8167, datë 21.11.1996 "Për shërbimin shëndetësor stomatologjik"
- 6 nëntor 2003 · 9153 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8167, DATË 21.11.1996 “PËR SHËRBIMIN SHËNDETËSOR STOMATOLOGJIK”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8414, DATË 1.10.1998
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.