Ligj

PËR SIGURIMIN E TRANSPARENCËS NË VEPRIMTARINË E HUAMARRJES ME PJESËMARRJE MASIVE TË INDIVIDËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 8164, datë 21 nëntor 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8164
Data e miratimit
21 nëntor 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 29, 7 janar 1997
Hyn në fuqi
22 janar 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 1997-01-07

LIGJ

Nr.8164, datë 21.11.1996

PËR SIGURIMIN E TRANSPARENCËS NË VEPRIMTARINË E HUAMARRJES ME

PJESËMARRJE MASIVE TË INDIVIDËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e një grupi deputetësh

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Subjektet që ushtrojnë veprimtari të huamarrjes me pjesëmarrjen masive të individëve në

përputhje me dispozitat e Kodit Civil të republikës së Shqipëri së, duhet të marrin masa që të sigurojnë

transparencë lidhur me këtë veprimtari.

Neni 2

Për mbikëqyrjen e kësaj veprimtarie krijohet një komision mbikëqyrës jashtëparlamentar i

përbërë nga personel akademik dhe specialistë të fushave të dre jtësisë, makroekonomisë e financave,

që nuk kanë asnjë lloj interesi në lidhje me këtë veprimtari.

Komisioni mbikëqyrës përbëhet nga shtatë anëtarë, të cilët mira tohen nga Kuvendi Popullor,

me propozimin e komisionit për ekonominë, buxhetin, financat e privatizimin.

Neni 3

Komisioni mbikëqyrës vepron si një organizëm i pavarur, i cili ka të drejtë që, brenda kuadrit

të dispozitave të këtij ligji dhe të ligjeve të tjera, të kontrollojë shtrirjen e përmasat dhe aspekte të tjera

që sigurojnë transparencën e nevojshme të kësaj veprimtarie, me qëllim që të sigurohet transperenca e

nevojshme lidhur me të.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.