Ligj

PËR PËRJASHTIMIN NGA TAKSAT DHE TATIMET TË NDIHMAVE HUMANITARE DHE TË EMERGJENCËS

Ligji nr. 8210, datë 23 prill 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8210
Data e miratimit
23 prill 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 5, 29 prill 1997
Hyn në fuqi
23 prill 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1997-04-29

LIGJ

Nr.8210, datë 23.4.1997

PËR PËRJASHTIMIN NGA TAKSAT DHE TATIMET TË NDIHMAVE HUMANITARE

DHE TË EMERGJENCËS

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese" me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Për periudhën e stabilizimit të rendit e të qetësisë të përjashtohen nga taksat doganore dhe të

konsiderohen furnizime të përjashtuara nga pagimi i tatimit të vlerës së shtuar:

1. Ndihmat humanitar e ushqimore që jepen falas nga individë a grupe individësh, shoqata,

shtete dhe organizata qeveritare ose joqeveritare, kombëtare ose ndërkombëtare, dhe kur përfituesit e

tyre janë organet e shtetit shqiptar, Kryqi i Kuq Shqiptar ose organizata shqiptare jofitimprurëse, dhe

nuk do të shiten në treg.

2. Ndihmat në pajisje mjekësore e medikamente që jepen falas nga individë a grupe

individësh, shoqata, shtete dhe organizata qeveritare ose joqeveritare, kombëtare ose ndërkombëtare,

në rastet kur përfituesit e tyre janë organet e shtetit shqiptar ose institucione shtetërore shëndetësore,

dhe nuk do të shiten në treg.

3. Ndihmat në materiale e pajisje që jepen falas nga individi a grupe individësh, shoqata,

shtete dhe organizata qeveritare ose joqeveritare, kombëtare ose ndërkombëtare, kur përfitues janë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.