PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7651, DATË 21.12.1992 "PËR FESTAT ZYRTARE"
Ligji nr. 8214, datë 7 maj 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8214
- Data e miratimit
- 7 maj 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 30 maj 1997
- Hyn në fuqi
- 30 maj 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1997-05-30
LIGJ
Nr.8214, datë 7.5.1997
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7651, DATË 21.12.1992 "PËR FESTAT ZYRTARE"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e deputetes Margarita Qirko
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Titulli i ligjit nr.7651, datë 21.12.1992 "Për festat zyrtare" të ndryshohet si më poshtë:
"Për festat zyrtare e ditët përkujtimore"
Neni 2
Të quhet ditë përkujtimore "Dita e Nënës", e cila do të jetë e diela e dytë e muajit maj.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.1799, datë 22.5.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.