Ligj

PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERIVE TË SHTETEVE KONTRIBUESE NË FORCËN MBROJTËSE SHUMËKOMBËSHE PËR STATUSIN E KËSAJ FORCE"

Ligji nr. 8213, datë 7 maj 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8213
Data e miratimit
7 maj 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 30 maj 1997
Hyn në fuqi
7 maj 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1997-05-30

LIGJ

Nr.8213, datë 7.5.1997

PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË

SHQIPËRISË DHE QEVERIVE TË SHTETEVE KONTRIBUESE NË FORCËN

MBROJTËSE SHUMËKOMBËSHE PËR STATUSIN E KËSAJ FORCE"

Në mbështetje të nenit 16 pika 5 të ligjit nr.749 1, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", duke u bazuar në nenin 3 të ligjit nr.8203, datë 30.3.1997 "Për pranimin në Shqipëri të

një force ushtarake shumëkombëshe në mbështetje të operacioneve humanitare", me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet "Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverive së

shteteve kontribuese në forcën mbrojtëse shumëkombëshe për statusin e kësaj force", nënshkruar në

Romë, më 21.4.1997.

Neni 2

Këshilli i Ministrave dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore ngarkohen të marrin të gjitha

masat e nevojshme për zbatimin e përmbajtjes së kësaj marrëveshjeje.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi më datën 7 maj 1997.

Shpallur me dekretin nr.1789, datë 8.5.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.