PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8195, DATË 3.3.1997 "PËR DISA MASA NË KUADRIN E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME"
Ligji nr. 8220, datë 13 maj 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8220
- Data e miratimit
- 13 maj 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 30 maj 1997
- Hyn në fuqi
- 13 maj 1997
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1997-05-30
LIGJ
Nr.8220, datë 13.5.1997
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8043, DATË 30.11.1995 "PËR KONTROLLIN E
FIGURËS SË ZYRTARËVE DHE PERSONAVE TË TJERË QË LIDHEN ME MBROJTJEN
E SHTETIT DEMOKRATIK"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese" me propozimin e Presidentit të Republikës
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Neni 2 i ligjit nr.8043, datë 30.11.1995 "Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të
tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik", ndryshohet si vijon:
"Për të shërbyer në organet dhe funksionet e përmendura në nenin 1 të këtij ligji, duhet që
personi:
a) të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, me përjashtim të rasteve kur ka
vepruar kundër vijës zyrtare ose është larguar vetë në mënyrë publike;
b) të mos ketë punuar si oficer në Sigurimin e Shtetit (legal a ilegal) në repartet e ndjekjes dhe
ato të ruajtjes së personaliteteve;
c) të mos ketë qenë i regjistruar në materialet e Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtorë
(informator, agjent, rezident a strehues) ose të mos ketë bashkëpunuar në mënyrë të ndërgjegjshme me
Sigurimin e Shtetit (të mos ketë qenë zotërues i një apartamenti të vënë në dispozicion të Sigurimit të
Shtetit);
ç) të mos ketë qenë denoncues, dëshmitar i rremë ose rëndues në proceset politike në dëm të të
pandehurve;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.