Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7748, DATË 29.7.1993 "PËR STATUSIN E ISH-TË DËNUARVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKE NGA SISTEMI KOMUNIST", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7771, DATË 7.12.1993

Ligji nr. 8217, datë 13 maj 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8217
Data e miratimit
13 maj 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 30 maj 1997
Hyn në fuqi
30 maj 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1997-05-30

LIGJ

Nr.8217, datë 13.5.1997

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7748, DATË 29.7.1993 "PËR STATUSIN E ISH-TË

DËNUARVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKE NGA SISTEMI KOMUNIST",

NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7771, DATË 7.12.1993

Në mbështetje të nenit 23 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese" , me propozimin e një grupi deputetësh

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Neni 10 i ligjit nr.7748, datë 29.7.1993 "Për statusin e ish- të dënduarve dhe të përndjekurve

politikë nga sistemi komunist", ndryshuar me ligjin nr.7771, datë 7.12.1993, ndryshohet si vijon:

Procesi i regjistrimeve për njohjen e të drejtës së statusit do të vazhdojë deri më 31.12.1997,

pas këtij afati nuk do të pranohen më kërkesa, përveç rasteve të pamundësisë së plotë të vërtetuar me

vendim gjykate.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.1797, datë 21.5.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.