Ligj

PËR AGJENCINË SHQIPTARE TË GARANCISË

Ligji nr. 8267, datë 19 dhjetor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8267
Data e miratimit
19 dhjetor 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 29 dhjetor 1997
Hyn në fuqi
30 dhjetor 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 1997-12-29

LIGJ

Nr.8267, datë 19.12.1997

PËR AGJENCINË SHQIPTARE TË GARANCISË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj synon themelimin e Agjencisë Shqiptare të Garancisë, si një institucion financiar që

krijohet për të lehtësuar e nxitur drejtpërsëdrejti ose tërthorazi, nëpërmjet garancive që ajo ofron,

investimet dhe veprimtaritë prodhuese në Republikën e Shqipërisë, duke përfshirë edhe veprimtarinë e

import-eksportit nga dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Agjencia Shqiptare e Garancisë, që më poshtë do të quhet "Agjencia", është person juridik i

pavarur me seli në Republikën e Shqipërisë.

Ajo e ka selinë e saj në Tiranë.

Neni 3

Në kuptim të këtij ligji termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

"Garancia" përfshin të drejtën e shpërblimit të dëmit sipas kushteve kontraktore, kundrejt

humbjeve që rezultojnë në lidhje me transaksionet e kryera nga personat dhe të pranuara nga Agjencia.

"Transaksione të pranuara" janë veprimet juridike të kryera nga personat që përfshijnë ose

kanë lidhje, tërësisht a pjesërisht, me kryerjen e një veprimtarie prodhuese në territorin e Republikës

së Shqipërisë dhe që në zbatim të këtij ligji konsiderohen:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.