Ligj

PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.8202, DATË 27.3.1997 "PËR AMNISTINË"

Ligji nr. 8268, datë 22 dhjetor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8268
Data e miratimit
22 dhjetor 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 29 dhjetor 1997
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 1997-12-29

LIGJ

Nr.8268, datë 22.12.1997

PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.8202, DATË 27.3.1997 "PËR

AMNISTINË"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8202, datë 27.3.1997 "Për amnistinë", bëhen këto ndryshime e shtesa:

Neni 1

Neni 2 ndryshohet si vijon:

"Gjithë personave që janë në ndjekje penale ose janë dënuar për kryerjen e krimeve të

parashikuara nga shkronja "a" deri në shkronjën "i" të nenit 1, në rast se paraqiten vullnetarisht përpara

organit procedues ose kthehen vullnetarisht në burg brenda datës 30.1.1998, u falet 1/3 e dënimit,

kurse të dënuarve me burgim të përjetshëm a me vdekje dënimi u kthehet në 20 vjet burgim.

Periudha nga largimi deri në kthimin vullnetarisht në burg të atyre që nuk janë paraqitur deri

në datën 12.4.1997, konsiderohet ndërprerje e vuajtjes së dënimit dhe nuk llogaritet si kohë e vuajtjes

së tij".

Neni 2

Pas nenit 2 shtohet neni 2/a me këtë përmbajtje:

"Kur në zbatim të këtij ligji është e nevojshme të bëhet bashkimi i dënimeve të mbetura, me

kërkesë të prokurorit ose të të interesuarit, gjykata e vendit ku vuhet dënimi cakton dënimin sipas

kritereve të parashikuara në nenin 55 të Kodit Penal".

Neni 3

Pas nenit 4 shtohet neni 4/a me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.