PËR BANKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 8269, datë 23 dhjetor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 18 dhjetor 2014.
- Numri
- 8269
- Data e miratimit
- 23 dhjetor 1997
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 20, 7 janar 1998
- Hyn në fuqi
- 22 janar 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 1998-01-07
L I GJ
Nr.8269, datë 23.12.1997
PËR BANKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
1. Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë dhe vepron në
përputhje me dispozitat e këtij ligji.
2. Banka e Shqipërisë është person juridik publik me qendër në Tiranë.
3. Banka e Shqipërisë, brenda kompetencave të përcaktuara në këtë ligj, është e pavarur nga
çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj, si dhe në ushtrimin e
detyrave të ngarkuara. Çdo subjekt është i detyruar të respektojë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, të
mos kërkojë të influencojë te ndonjë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës për të cenuar detyrimet e tij ndaj
Bankës së Shqipërisë, si dhe të mos ndërhyjë në veprimtaritë e Bankës së Shqipërisë.
4. Banka e Shqipërisë gëzon të drejtën:
a) të lidhë kontrata;
b) të nxjerrë akte normative;
c) të posedojë, të gëzojë, të disponojë, si dhe të blejë pasuri të luajtshme ose të paluajtshme që
i shërbejnë veprimtarisë së saj;
ç) të tregtojë letra me vlerë, të shpërndajë letra me vlerë për llogari të Qeverisë së Republikës
të Shqipërisë dhe të emetojë letra me vlerë për llogari të vet.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 25 korrik 2002 · 8893 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.8384, datë 29.7.1998
- 18 dhjetor 2014 · 179/2014 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8269, DATË 23.12.1997, “PËR BANKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.