Ligj

PËR KONTROLLIN E LARTË TË SHTETIT

Ligji nr. 8270, datë 23 dhjetor 1997, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 10 prill 2000.

Numri
8270
Data e miratimit
23 dhjetor 1997
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 7 janar 1998
Hyn në fuqi
15 janar 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 1998-01-07

LIGJ

Nr. 8270, datë 23.12.1997

PËR KONTROLLIN E LARTË TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 23 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh të Komisionit të Përhershëm të Ekonomisë,

Financave dhe të Privatizimit

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj ka të bëjë me objektivat, detyrat, organizimin dhe kompetencat e Kontrollit të Lartë të

Shtetit të Republikës së Shqipërisë (më poshtë Kontrolli i Lartë i Shtetit).

Kontrolli i Lartë i Shtetit është një organ i depolitizuar dhe i departizuar. Kontrolli i Lartë i

Shtetit është një organizëm i pavarur kontrolli i Republikës së Shqipërisë. Në ushtrimin e

kompetencave të tij ai i nënshtrohet vetëm kushtetutës dhe ligjit.

Neni 2

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përputhje me legjislacionin dhe standardet ndërkombëtare të

kontrollit të përpunuar nga INTOSAI, kontrollon administrimin e pronës shtetërore dhe zbatimin e

buxhetit të shtetit në subjektet e përcaktuara me këtë ligj.

Kontrolli mbulon çështjet e rregullshmërisë, të administrimit financiar dhe vlerësues.

Neni 3

Mjetet financiare të Kontrollit të Lartë të Shtetit përballohen nga buxheti i shtetit, ku Kontrolli

i Lartë i Shtetit ka një kapitull të veçantë.

Projektbuxheti propozohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Komisionin e Përhershëm të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 10 prill 2000 · 8599 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8270, DATË 23.12.1997 “PËR KONTROLLIN E LARTË TË SHTETIT”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.