për policinë e burgjeve
Ligji nr. 8321, datë 2 prill 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 21 prill 2005.
- Numri
- 8321
- Data e miratimit
- 2 prill 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 6 maj 1998
- Hyn në fuqi
- 21 maj 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1998-05-06
LIGJ
Nr.8321, datë 2.4.1998
PËR POLICINË E BURGJEVE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I:
I. DETYRAT DHE FUNKSIONET E POLICISË SË BURGJEVE
Neni 1
Policia e Burgjeve është strukturë e armatosur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Policia e Burgjeve i kryen detyrat e saj mbështetur në këtë ligj, në aktet nënligjore të dalë në
zbatim të tij dhe në rregulloren e Policisë së Burgjeve.
Policia e Burgjeve i realizon detyrat dhe funksionet e saj, duke respektuar të drejtat dhe liritë e
garantuara me ligj të personave të dënuar me burgim.
Policia e Burgjeve gëzon të gjitha të drejtat që parashikon ligji nr.7496, datë 3.7.1991 “Për
statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë”.
Neni 2
Organizimi dhe rregullat e brendshme
Organizimi i brendshëm i Policisë së Burgjeve, kompetencat, rregullat e shërbimit dhe të
disiplinës dhe përgjegjësia përkatëse përcaktohen me rregulloren e brendshme të Policisë së Burgjeve,
miratuar nga ministri i Drejtësisë.
Neni 3
Detyrat e Policisë së Burgjeve
Policia e Burgjeve garanton ruajtjen e vendeve të vuajtjes së dënimit me burgim dhe zbatimin
e rregullave të brendshme në to.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 26 mars 2001 · 8757 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8321, DATË 2.4.1998,“PËR POLICINË E BURGJEVE”
- 21 prill 2005 · 9375 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8321, DATË 2.4.1998 “PËRPOLICINË E BURGJEVE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8757, DATË 26.3.2001
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.