PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË HOLANDËS PËR PROJEKTET “MBËSHTETJE PËR FUQIZIMIN E SHËRBIMIT TË MBROJTJES SË BIMËVE” DHE “PËR SHËRBIMIN KËSHILLIMOR KOMBËTAR BUJQËSOR
Ligji nr. 8323, datë 2 prill 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8323
- Data e miratimit
- 2 prill 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 6 maj 1998
- Hyn në fuqi
- 6 maj 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1998-05-06
LIGJ
Nr.8323, datë 2.4.1998
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS TË
SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË HOLANDËS PËR PROJEKTET
“MBËSHTETJE PËR FUQIZIMIN E SHËRBIMIT TË MBROJTJES SË BIMËVE” DHE
“PËR SHËRBIMIN KËSHILLIMOR KOMBËTAR BUJQËSOR
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja midis Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së
Mbretërisë së Holandës për projektet “Mbështetje për fuqizimin e Shërbimit të Mbrojtjes së Bimëve”
dhe “Për shërbimin këshillimor kombëtar bujqësor””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2039, datë 9.4.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.