Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7664, DATË 21.1.1993 "PËR MBROJTJEN E MJEDISIT"

Ligji nr. 8364, datë 2 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8364
Data e miratimit
2 korrik 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 16, 22 korrik 1998
Hyn në fuqi
6 gusht 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 1998-07-22

LIGJ

Nr.8364, datë 2.7.1998

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7664, DATË 21.1.1993 "PËR

MBROJTJEN E MJEDISIT"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 2, pika "dh" ndryshohet si vijon:

"Mbetje të rrezikshme" janë mbeturinat toksike g ërryese, ngacmuese, shpërthyese, të

përflakshme, kancerogjene, infektive dhe radioaktive, që kanë vetinë të prishin gjendjen natyrore

të ujit, tokës dhe ajrit, me pasoja në shëndetin e njeriut dhe në ekosistemet natyrore.

Neni 2

Pas nenit 4 të shtohet një nen tjetër si vijon:

"Neni 4/1

Institucionet, personat flzik ë dhe juridikë janë të detyruar të ruajnë dhe të mbrojnë

mjedisin, si dhe ta përdorin atë në mënyrë të qëndrueshme. Çdo personi i garantohet e drejta për

të pasur informacion për mjedisin nga institucionet e specializuara për mjedisin dhe e drejta për të

ndikuar në marrjen e vendimeve për mjedisin. Pjesëmarrja e publikut mund të realizohet nga

individë të veçantë ose përmes organizatave joqeveritare të mbrojtjes së mjedisit.

Çdo person fizik e juridik ose organ shtetëror, në rast të kërcënimit, ndotjes a dëmtimit të

mjedisit, ka të drejtë të njoftojë dhe kërkojë nga organet kompetente për mbrojtjen e mjedisit dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.