PËR BANKAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 8365, datë 2 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8365
- Data e miratimit
- 2 korrik 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 28 korrik 1998
- Hyn në fuqi
- 12 gusht 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1998-07-28
LIGJ
Nr.8365, datë 2.7.1998
PËR BANKAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbë shtetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4. 1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
1. Ky ligj vendos parimet kryesore të ushtrimit të veprimtarisë bankare në Republikën e
Shqipërisë, të krijimit, o rganizimit dhe mbik ëqyrjes së bankave, si dhe rregullon kujdestarin ë dhe
likuidimin e tyre.
2. Ky ligj zbatohet për të gjitha subjektet që kryejnë veprimtari bankare në Republikën e
Shqipërisë, duke përfshirë degët dhe zyrat e përfaqësimit të bankave të huaja. Banka e Shqipërisë ka të
drejtë të përjashtojë subjekte të tilla, nga zbatimi i dispozitave të këtij ligji, tërësisht ose pjesërisht, për
shkak të natyrës, vëllimit të veprimtarisë dhe origjinës së burimeve financiare të tyre.
3. Banka e Shqipërisë, me akte nënligjore, ka të drejtë të vendosë që subjektet që kryejnë
veprimtari të përshkruara ne nenin 26 të këtij ligji, t'i nënshtrohen zbatimit të dispozitave të këtij ligji.
Neni 2
1. Termat vijues të këtij ligji kanë këto domethënie:
a) "Bankë" është personi juridik që kryen veprimtari bankare sipas licencës së dhënë nga
Banka e Shqipërisë.
b) "Veprimtari bankare" është veprimtaria tregtare e pranimit dhe e grumbullimit të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.