Ligj

PËR LIDHJEN E TRAKTATEVE DHE MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE

Ligji nr. 8371, datë 9 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8371
Data e miratimit
9 korrik 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 7 gusht 1998
Hyn në fuqi
22 gusht 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1998-08-07

LIGJ

Nr.8371, datë 9.7.1998

PËR LIDHJEN E TRAKTATEVE DHE MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Fusha e zbatimit të ligjit

Ky ligj zbatohet për të gjitha traktatet dhe marr ëveshjet ndërkombëtare të lidhura nga

Republika e Shqipërisë.

Neni 2

Përkufizime

Për qëllimet e kuptimit të këtij ligji:

(a) "traktat" nënkupton një marrëveshje ndërkombëtare, kryesisht me karakter politik;

(b) "ratifikim" nënkupton aktin me të cilin Kuvendi Popullor ose Presidenti i Republikës

jep miratimin përfundimtar për një traktat ose marrëveshje ndërkombëtare, dypalëshe ose

shumëpalëshe, të nënshkruar nga Republika e Shqipërisë;

(c) "aderim" nënkupton aktin me të cilin Kuvendi Pupullor ose Presidenti i Republikës

jep miratimin që Republika e Shqipërisë të jetë palë në një traktat ose marrëveshj e

ndërkombëtare, e cila nuk është nënshkruar prej saj;

(ç) "miratim në parim" nënkupton aktin me të cilin Këshilli i Ministrave i Republikës së

Shqipërisë miraton projektet e marrëveshjeve të paraqitura nga ministritë përkatëse;

(d) "miratim" nënkupton aktin me të cilin Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë

miraton përfundimisht një marrëveshje dypalëshe ose shumëpalëshe të nënshkruar nga Qeveria e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.