PËR TRAJTIMIN E FATURAVE TË KONSUMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE NË NGARKIM TË SUBJEKTEVE SHTETËRORE (BUXHETORE DHE JOBUXHETORE) DHE TË SUBJEKTEVE PRIVATE SI TITUJ EKZEKUTIVË
Ligji nr. 8369, datë 9 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8369
- Data e miratimit
- 9 korrik 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 28 korrik 1998
- Hyn në fuqi
- 12 gusht 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1998-07-28
LIGJ
Nr.8369, datë 9.7.1998
PËR TRAJTIMIN E FATURAVE TË KONSUMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE NË
NGARKIM TË SUBJEKTEVE SHTETËRORE (BUXHETORE DHE JOBUXHETORE)
DHE TË SUBJEKTEVE PRIVATE SI TITUJ EKZEKUTIVË
Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat
kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Fatura tatimore e konsumit të energjisë elektrike, e lëshuar nga Korporata
Elektroenergjetike Shq iptare (KESH) në ngarkim të subjekteve shteterore, buxhetore dhe
jobuxhetore e të subjekteve private, sipas modelit të caktuar nga Ministria e Financave, në zbatim
të ligjit nr.7928, datë 27.4.1995 "Për tatimin mbi vlerën e shtuar", konsiderohet titull ekzekutiv.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2159, datë 20.7. 1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.