PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7665, DATË 21.1.1993 "PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE QË KANË PËRPARËSI TURIZMIN"
Ligji nr. 8368, datë 9 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8368
- Data e miratimit
- 9 korrik 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 28 korrik 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1998-07-28
LIGJ
Nr.8368, datë 9.7 1998
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7665, DATË 21.1.1993 "PËR ZHVILLIMIN E
ZONAVE QË KANË PËRPARËSI TURIZMIN"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7665, datë 21.1.1993 "Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin",
neni 4, paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
"Për të mbuluar dhe drejtuar vepri mtarinë e turizmit në Shqipëri, krijohet Komiteti për
Zhvillimin e Turizmit pranë Këshillit të Ministrave. Kryetari i ketij Komiteti emërohet nga
Këshilli i Ministrave.
Për hartimin e politikave dhe për përcaktimin e strategjive të zhvillimit të turizmit në
Shqipëri krijohet Këshilli i Politikave të Zhvillimit të Turizmit, i cili funksionon si organ-
ndërministror. Përbërja, funksionet, kompetencat dhe organizimi i brendshem i këtij Këshilli
caktohen nga Këshilli i Ministrave.
Këshilli i Politikave të Zhvillimit të Turizmit drejtohet nga zëvendëskryetari i Këshillit të
Ministrave."
Neni 2
Në të gjitha nenet e ligjit nr.7665, datë 21.1.1993 "Për zhvillimin e zonave që kanë
përparësi turizmin", fjalët "Ministria e Turizmit" zëvendësohen me fjalët "Komiteti i Zhvillimit të
Turizmit", "Ministri i Turizmit" me fjale t "Kryetari i Komitetit të Zhvillimit të Turizmit" dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.