PËR PËRDORIMIN E HAPËSIRËS AJRORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 8374, datë 15 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8374
- Data e miratimit
- 15 korrik 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 18, 7 gusht 1998
- Hyn në fuqi
- 22 gusht 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1998-08-07
LIGJ
Nr.8374, datë 15.7.1998
PËR PËRDORIMIN E HAPËSIRËS AJRORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 " Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti
Ky ligj ka për që llim përcaktimin dhe rregullimin ligjor të përdorimit të hap ësirës ajrore të
Republikës së Shqipërisë, në përputhje me interesat kombëtarë e me rregullat ndërkombëtarë.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj, nëse nuk përcaktohet ndryshe, me termat e mëposhtëm do të kuptojmë:
Me "DPAC" kuptojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil, i cili është autoriteti
aeronautik shqiptar, në varësinë e ministrit që mbulon veprimtarinë në fushën e transportit.
Me "aviacion shtetëror" kuptojmë avionët e përdorur për shërbime qeveritare, të ushtrisë, të
policisë, të doganës dhe të shëndetësisë.
Me "hapësirë ajrore" kuptojm ë atë pjesë të hap ësirës që shtrihet mbi tokën dhe uj ërat
territoriale nën sovranitetin e Republikës së Shqipërisë.
Me "aviacioni civil" kuptojmë tërë aviacionin, me përjashtim të atij ushtarak.
"Aviacioni ushtarak" është aviacioni që i shërben mbrojtjes së vendit.
Me "hapësirë të kontrolluar" kuptojmë hapë sirën me përmasa të përcaktuara, në të cilën
shërbimi i kontrollit të trafikut ajrorë shtë siguruar si për fluturimet instrumentale (IFR), edhe për
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.