Ligj

Për miratimin e strukturës dhe dhënien e votëbesimit Këshillit të Ministrave të kryesuar nga Zoti Pandeli Majko

Ligji nr. 8415, datë 8 tetor 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8415
Data e miratimit
8 tetor 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 25, 23 tetor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 1998-10-23

LIGJ

Nr.8415, datë 8.10.1998

PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE DHËNIEN E VOTËBESIMIT KËSHILLIT TË

MINISTRAVE TË KRYESUAR NGA ZOTI PANDELI MAJKO

Në mbështetje të neneve 16 dhe 35 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI :

Neni 1

I jepet votëbesimi Këshillit të Ministrave të kryesuar nga zoti Pandeli Majko, i ngarkuar me

këtë detyrë me dekretin nr.2224, datë 29.9.1998 të Presidentit të Republikës.

Neni 2

Miratohet programi i Këshillit të Ministrave i paraqitur nga Kryetari i tij Pandeli Majko.

Neni 3

Miratohet struktura e Këshillit të Ministrave, e përcaktuar me dekretin nr.2226, datë 2.10.1998

të Presidentit të Republikës.

Neni 4

Ligji nr.8327, datë 16.4.1998 "Për ndryshimin e strukturës së Këshillit të Ministrave, të

përcaktuar me dekretin nr.1838, datë 25.7.1997, miratuar me ligjin nr.8226, datë 29.7.1997",

shfuqizohet.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi me shpalljen nga Presidenti i Republikës.

Shpallur me dekretin nr .2232, datë 15.10.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.