Për disa ndryshime në ligjin nr.7866, datë 6.10.1994 "Për referendumet"
Ligji nr. 8416, datë 12 tetor 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8416
- Data e miratimit
- 12 tetor 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 25, 23 tetor 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 1998-10-23
LIGJ
Nr.8416, datë 12.10.1998
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7866, DATË 6.10.1994 "PËR REFERENDUMET"
Në mbësh tetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7864, datë 6.10.1994 "Për referendumet" neni 16 ndryshohet si vijon:
"Për organizimin dhe zhvillimin e referendumit zbatohen të gjitha dispozitat e parashikuara në
kreun e dytë të ligjit nr.7 573, datë 16.6.1992 "Për zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal", me
ndryshimet përkatëse, me përjashtim të neneve 24, 25, 26, 27, 30.
Komisionet e qendrave të votimit, si dhe komisionet e komunave dhe të bashkive përbëhen
nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari, si dhe nga katër anëtarë; dy janë përfaqësues të pozitës dhe
dy të tjerë janë përfaqësues të opozitës qeveritare, që caktohen nga subjektet (subjekti) me nivel më të
lartë përfaqësimi në këshillat e komunave dhe bashkive.
Komisionet e rretheve përbëhen nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari dhe një përfaqësues i
çdo subjekti ose grupimi elektoral, që përfaqësohet në këshillin e rrethit dhe nga një anëtar pa parti kur
numri del çift.
Komisioni i rrethit miratohet dhe shpallet nga Komisioni Qendror i Votimeve. Komisioni i
bashkisë dhe i komunës miratohet dhe shpallet nga kryesia e komisionit të rrethit përkatës. Komisioni
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.